Laçi ka fituar në transfertë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së turneut.

Vendasit ktheheshin pas 8 muajsh të luanin në “Niko Dovana” por ishin miqtë ata që u përshtatën më shpejt me fushën e re, duke kaluar në avantazh menjëherë me Ujkën. Më pas, ata administruan me shumë lehtësi përballë Teutës që rrezikoi rrallëherë portën e Dajsinanit.

Durrsakët zhvilluan një lojë më të mirë në pjesën e dytë, por u goditën në kundërsulm nga goli i Adeleke që ua bëri më të vështirë sfidën.

Ata u përgjigjën me një gol vetëm në fund të ndeshjes, kur ishin minutat shtesë, por dolën të mundur nga sfida në fushën e tyre duke ia bërë më të thjeshtë kurbinasve kalimin në finale nëse do të administrojnë avantazhin në Laç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb