SPAK firmos një tjetër urdhër arrest për një tjetër të dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë. Jemin Sheraj, dyshohet si urdhërues i krimit të rëndë. Policia ende nuk e ka gjetur. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se i dyshuari shfaqet në kamerat e sigurisë në një tavolinë me të arrestuarin tjetër Skënder Vathi.

Vrasja Ne Tirane Behar Sofia
Vrasja Ne Tirane Behar Sofia

Vrasja e Behar Sofisë u zbulua pasi autori i dyshuar Ernejt Shyti hoqi rrobat që përdori në vrasje dhe i fshehu në afërsi të liqenit.

Pasi u arrestua në Mal të Zi Shyti vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë. 66-vjeçari Behar Sofia u vra më 25 shkurt 2021 në mes të Tiranës, teksa pati disa të arrestuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb