E ardhmja e Erling Haaland është ende pezull. Manchester City dhe Real Madrid po luftojnë për të marrë sulmuesin norvegjez, pasi United vetë futbollisti e ka përjashtuar. Të dy klubet i kanë bërë një ofertë të ngjashme lojtarit, i cili do të preferonte të luante në La Liga se sa në Premier League, por ky nuk do të ishte një kusht i pakapërcyeshëm.

Të dy klubet janë të gatshme t’i paguajnë Borussia Dortmundit 75 milionë eurot, që kap vlera (klauzola) e transferimit, por është diçka e tretë ku gjithçka diferencohet: komisionet.

Agjenti i tij Mino Raiola kërkon një premio prej 40 milionë eurosh, ndërsa babai i futbollistit, Alf Inge, 30 milionë. Në total, 70 milionë neto, sipas ‘Bild’. Real Madrid duhet të përballet me një pagesë prej 140 milionë bruto vetëm për komisione, një shumë që e konsideron të tepruar dhe që përpiqet ta ulë, ose mund të heqë dorë nga nënshkrimi i norvegjezit, duke i lënë rrugën e hapur Cityt.

Operacioni do të shkonte në 215 milionë euro, plus 40 milionë të tjera si pagë e lojtarit. Investimi total për të nënshkruar me Haaland në vitin financiar 2022-2023 do të ishte të paktën 255 milionë euro. Një shifër shumë e lartë duke pasur parasysh se objektivi prioritar i Perez është Mbappe.

Yllit francez do t’i paguajë edhe një bonus, që ende nuk është përcaktuar, por që mund të jetë rreth 100 milionë euro, plus 50 milionë pagë. 150 milionë euro të tjera bruto do të nënkuptonin një shpenzim prej më shumë se 400 milionë eurosh për të dy nënshkrimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb