Një person ka rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Policia e Vlorës bën me dije se në pranga ka rënë 54-vjeçari K.H., pasi gjatë një konflikti ka kanosur me mjet prerës 69-vjeçarin F.H., i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Informacion- Arrestohet 1 shtetas, si dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin  K. H., 54 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë , pasi gjatë një konflikti të çastit ka kanosur me mjet prerës, e më pas ka shtyrë me forcë, shtetasin F. H., 69 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet  i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit:

– B. L., 63 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi duke pastruar tokën e tij me zjarrë, zjarri ka dalë nga kontrolli e për pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj.

–  R. D., 55 vjeç, banuese në lagjen “24 Maj”, Vlorë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb