Pamjet që shihni tregojnë makinën e efektivit të policisë së Shkodrës, e cila është shkrumbuar në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 27 prillit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga vendi i ngjarjes. Mësohet se oficeri i policisë Dritan Turhani e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes. Janë të paqarta arsyet e djegies së këtij mjeti ndërsa dyshohet se është një ngjarje e qëllimshme. Oficeri Turhani ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd ndërsa policia dyshon se kjo ngjarje mund të ketë ardhur për shkak të detyrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb