Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me pretendimet e opozitës dhe të PS-së, ku njëra anë akuzon maxhorancën për prishjen e marrëveshjes për
presidentin, ndërsa kjo e fundit e mohon.

Sipas Salianjit, gjithçka është një teatër me fund të ditur, ndërsa shtoi se opozita mori kosto të panevojshme.

Kujtojmë se sot në një dalje për mediat Enkelejd Alibeaj tha se PS prishi marrëveshjen e lidhur me opozitën për çështjen e presidentit, ndërkohë që Taulant Balla e mohoi këtë fakt, duke shtuar se maxhoranca është në pritje të kandidaturave deri të dielën.

REAGIMI I SALIANJIT
Siç dukej dhe dihej! Partia Socialiste shfrytezoi nevojën për protagonizëm personal dhe “naivitetin” dhe siç e kishim paralajmëruar kjo farsë vetëm frangmentarizoi më shumë opozitën dhe i dha autokratit alibi sikur kishte proçes dhe se opozita nuk merret vesh mes vetes për një kandidat të përbashkët!
Ishte teatër me fund të ditur! Fatkeqësisht opozita mori kosto të panevojshme!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb