Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është ndalur sot te operacioni i SPAK, ndërsa theksoi se aksioni është ende në vijim.

Teksa u pyet nga gazetarët nëse operacioni ‘Plumbi i artë’ u dekonspirua, Nano pohoi se këto pretendime po hetohen nga policia dhe SPAK.

Pyetje:
Sot edhe SPAK po jepe masat e sigurise,14 prej tyre ende nuk jane kapur keni info nese ky megaoperacion eshte dekonspiruar?
Gledis Nano:
Ne bashke me SPAK jemi ne operacion e sipër ne nuk jemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bere mediatike edhe zhvillimet e fundit qe kemi pasur dje dhe sot ne mengjes. Për pjesën e dekonspirimit jemi duke hetuar bashke me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese me qëllim që të jemi në një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur gjithsekush duhet të mbaj përgjegjësi nëse ka dekonspiruar informacionin i kujdo strukturë qoftë.

Ndonjë detaje nga mëngjesi?

Gledis Nano: Jo nuk kemi detaje nga mëngjesi sepse operacioni është ne zhvillim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb