Mes krerëve, të cilët sipas konjukturave dhe invazioneve ndryshoheshin shpesh dhe vetë mbetjeve jo të vogla të principatës në muzgun bizantin spikat një familje aristokrate me një histori të çuditshme e cila  bëri të mundur vendosjen e një tabele me mbiemrin e vet, në mënyrë krejt unike. 
Teodori krenohej pasi kishte katër djem, Grigor, Gjergj, Dhimo e Bimo.

Krenarisë së aftësisë së djemve për dije trimëri dhe luftë, ja prishte hovin natyra shëndëtligë e djalit të vogël  Bimo, për të cilin kish bërë gjithçka, por ai vetëm pêrkeqësohej në shtrat.  Natyra e të atit kryelartë,  bënte që kjo të quhej  një humbje prestigji, e cila krijonte mes krerëve dhe fiseve diferencë morale. Ndaj miqve të rinj në takime apo gostitë e rastit pyetjes së zakonshme  se sa fëmijë kishte i përgjigjej tërë pezm “Kam tre djem të gjallë dhe një të vdekur”. Në harkun kohor të tre vjetëve çuditërisht vdesin të tre djemtë e mëdhënj nga shkaqe që nuk kishin të bënin me shëndëtin duke lënë të vëtëm djalin e vogël shëndetlig. Pas tre vjetëve vdes dhe i ati, nën këtë goditje fati, kështu që djali shëndetlig u rrit me kujdes, nga ku mori një kthesë të papritur. Nuk u prek më nga asnjë sëmundje dhe me një fizik të lidhur fitoi një shkathtësi të jashtzakonëshme në kalërim.

Ai vendosi pas ngjarjës së tij të pazakontë emrin si mbiemër, ku në çdo situate apo rrethan nuk duhej ndryshuar.Kur u thirrën krerët nga Princërit vendas dhe Despotët e huaj ndaj kërcënimit që vinte nga Azia, ai shkoi më një detashment të plotë kalorsiak ku pritën forcat e Kaninës, pasi Vlora nuk kishte peshë politike ndaj saj. Anës një lumi kuajt e lodhur e të etur shkuan për të pirë ujë, por turfullonin dhe u larguan menjëherë. Të gjithë menduan se uji ishte i helmuar,  por Bimo kundërshtoi të gjithë dhe vetë dhespotin, se uji që rrjedh nuk e mban helmin.

Ai kërkoi që detashmentet e tij kalorsiakë të qëndronin më në thellësi të vendit, pasi kuajt paralajmëronin një ogur të keq. Pas ushtrive nga Azia që erdhën  forcat e tjera anës lumit e pësuan me të vërtetë disfatën duke u vrarë nën jataganë, e ndërsa detashmenti kalorsiak pasi luftoi sa mundi  u tërhoq mbi kuajt parashikues.

Në materialin historik gojor të trashëguar brezave vrejmë se  në këndvështrimin historik duket se bëhet fjalë për “Betejën e Lumit Marica”ku koalicioni ballkanas më 1371 pësoi disfatë kundër osmanëve që po kalonin në hapësirën ballkanase dhe për Despotin Aleksander Komnen Asen që mbeti i vrarë me 3000 trupa e ku 2 mijë të tij mundën të tërhiqen. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: