Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar në Kamzë, pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të operacionit “Last package”, në pranga ka rënë shtetasi M. S., i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Gjatë kontrollit të banesës, 46-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën e shiste në doza.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last package”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-M. S., 46 vjeç, banues në rrugën “Thethi”, Kamzë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb