Ndërsa afrohej për t’iu bashkuar festës së Partisë Socialiste me rastin e 31-vjetorit të krijimit të partisë, Spartak Braho bëri një deklaratë të shkurtër për gazetarin Ergys Gjençaj.

Ish-deputeti i PS tha se nuk ka tjetër si kjo parti, por shtoi se ka nevojë për hapje dhe afrim të intelektualëve, dhe “jo çupëlinave”.

Spartak Braho: Nuk është pak për një parti 31 vjet, siç ka thënë madhi Rexhep Qose, partitë degradojnë me kalimin e viteve, deformojnë historinë e saj, por gjykoj që me ulje-ngritjet e saj, përsëri mbetet partia më serioze, nuk ka tjetër veç partisë socialiste. Jemi përballë një fatkeqësie që mungon opozita, e shkatërroi Berisha dhe do vite të korrigjohet.

PS ka nevojë për hapje, afrimi i intelektualëve të vërtetë jo çupëlinave, filozofëve të të majtës, duhet të afrohen, hapja është ilaçi i çdo gjejë, këtë e ka përcaktuar shumë qartë Rexhep Qosja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: