TIRANË-Ndryshe nga cdo fillimviti, ku stafi i grupit mediatik ‘Focus Group’ ka drejtuart urimet e ngrohta për mbarë shqiptarët, këtë radhë mikrofoni iu drejtua, më të vegjëlve, fëmijëve të punonjësve. Kamera e News24 nën idenë dhe realizimin e gazetares Elda Lamja shëtiti shtëpi më shtëpi të gazetarëve, montazhierëve dhe moderatorëve duke përcjellë urimin ndryshe. Të vegjlit e stafit të News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Radio Rash nuk kanë ngurruar të urojnë mbarë bashkëadhetarët për vitin e ri, të shprehin dëshirat ndërkohë që nuk mungojnë momente humori që vetëm tek fëmijët vijnë aq spontanisht. Ndiqeni këtë speciale të vecantë.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: