Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço, në konferencën vjetore të Dhomës Amerikane u pyet lidhur me amnistinë fiskale,.

Gjatë fjalës së tij, Jaço tha se nëse mbështetet nga struktura si FMN dhe BE atëherë do të ishin mbështetës pasi këto janë strukturat kryesore që shikojnë detajet lidhur me pastrimin e parave.

“Për amnistinë fiskale në e dimë që ka pasur një draft që është futur në konsultim publik, dhe për këtë duam më shumë kohë për ta analizuar.

Por opinioni është që drafti ekzistues ka ndryshime dhe problemi që kemi pasur me ligjin e amnistisë fiskale ka të bëjë me hapësirën dhe mundësinë që krijon për evazion fiskal. Ky është problemi kryesor që kemi me ligjin e amnistisë fiskale. Nëse ky ligj ka marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, pra struktura si FMN, BE atëherë ne do të ishim mbështetës sepse ato janë strukturat kryesore që shikojnë detaje lidhur me pastrimin e parave. Megjithatë një problem tjetër është konkurrenca e pandershme dhe hapësira që ky ligj krijon.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb