Janë bërë publike fotot e dy shqiptarëve të cilët akuzohen si bërthama e një grupi kriminal të pastrimit të parave në Kretë.

Pas urdhrit të Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Heraklin, janë publikuar edhe identitetet e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për shqiptarin Arbër Prenga 32 vjeç dhe Arjan Xhangolli 30 vjeç. Gjithashtu pjesë e kësaj organizate kriminale janë edhe shtetas grekë, Georgios Samiotakis dhe Michael Karydis lindur në Heraklion si edhe Panagiotis Vasileiou.

Sipas mediave të huaja këta persona në bashkëpunim kishin zhvatur një sërë personash duke u marrë shuma të majme dhe në pas blinin makina si Epau, Jaguar dhe Porsche.

Ndërkohë një prej shtetasve grekë është përfshirë në çështje të ndryshme kriminale, ndërsa dy shqiptarët nuk janë shumë të njohur për drejtësinë greke. Sipas policisë greke në dosje ka dëshmi të rënda.

 

3

(Arber Prenga)

2

(Arjan Xhangolli)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb