TIRANË

Një 11-vjeçare ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa e mitura ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Sipas policisë dje është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb