Raoul Bellanova bëri hapin e karrierës, duke u transferuar nga Cagliari te Interi. Mbrojtësi anësor ka thënë fjalët e tij të para si interist, menjëherë pas firmës. Ai nuk e fshehur dot entuziazmin, duke thënë se është mjaft i lumtur për  këtë përvojë të re.

“Është e vështirë të përshkruaj emocionet e mia për momentin, sepse jam duke realizuar një ëndërr që e kam pasur që kur kam qenë i vogël, të luaj për skuadrën time të zemrës.Shpresoj të shpërblejë besimin që klubi më ka dhënë. Të luaj në San Siro ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Kam luajtur edhe në San Siro përballë Interit siç ka ndodhur vitin e kaluar. Ka qenë shumë emocionuese, Mezi pres të fillojë aventurën me fanellën zikaltër” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: