Roberto Firmino nuk do largohet nga Liverpool. Kjo është ajo që përcjell trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, në një intervistë të dhënë për mediat.
“Bobbi është vendimtar për ne. Ai është zemra dhe shpirti i atij ekipi. Gjithçka duket shumë mirë dhe nuk kam probleme me Firminon. Për mua nuk ka dyshime për cilësinë e tij, kështu që po, ai është thelbësor për ne” – tha Klopp.Kohëve të fundit është përfolur për një kalim të sulmuesit brazilian, Firmino te Juventusi, por si duket një gjë e tillë nuk do ndodhë.
(BalkanWeb)