Një tjetër deklaratë e papritur vjen nga Moska, mes luftës në Ukrainë dhe krizës ekonomike.

“Rusia ishte dhe është e gatshme të zgjidhë problemin ukrainas përmes diplomacisë, por sipas kushteve të saj”, kështu ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitro Peskov.

Ai po ashtu ka theksuar se ia vlen të përmendet se për këto kushte vendet kanë rënë dakord në Stamboll, .

“Ia vlen të përmendet edhe njëherë se për këto kushte u ra dakord në Stamboll nga të dyja palët, ruse dhe ukrainase”, ka thënë ai.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Kievi e braktisi atë marrëveshje, por Moska është e hapur për negociata mbi këtë bazë, të cilat përfshinin një ndarje të negociatave për neutralitetin e Kievit nga ato për të ardhmen e Krimesë dhe Donbasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb