Manchester City po punon intensivisht në merkato. Sipas asaj që shkruan Sky Sport, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola u ka bërë me dije drejtuesve se në skuadër duhet afruar një anësor i majtë.

Në bazë të raportimeve, Guardiola ka “piketuar” Raphael Guerreiron si lojtarin ideal për të mbuluar atë rol. 28 vjeçari është pjesë e Dortmund që në vitin 2016, periudhë në të cilën erdhi nga Lorient.

Në sezonet e fundit në Bundesligë, Guerreiro ka qenë mjaft i rëndësishëm, pasi luajtur në mbi 25 sfida.

Manchester City synon që të fitojë sërish Premier League këtë edicion.

444

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: