Fikayo Tomori mbetet një nga më të rëndësishmit për Milanin. Trajneri i kuqezinjve, Pioli e vlerëson maksimalisht atë dhe në sezonin e kaluar e ka aktivizuar në 31 ndeshje në kampionat.

Kontrata aktuale e mbrojtësit anglez skadon në vitin 2025, por sipas medieve italiane, klubi kampion i Italisë po mendon të zgjatjen akoma më tej të bashkëpunimit mes palëve. Në Casa Milan ditën e djeshme ka patur një takim mes drejtuesve kuqezi dhe agjentëve të Tomorit, pikërisht për këtë çështje.

Mendohet që kontrata e re të jetë e vlefshme deri në vitin 2027. Përmirësim i ndjeshëm i rrogës së futbollistit, ku nga 2 milionë euro që merr aktualisht, paga e re sezonale do përfshijë 3.5 milionë euro.

Tomori u bë “djall” në vitin 2021, periudhë në të cilën erdhi nga skuadra e Chelseat.

Ttttt
Ttttt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: