Juventus mundi 3-0 Sassuolon, në ndeshjen e parë të kampionatit. Mbrojtësi Bremer debutoi për bardhezinjtë, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Ai foli për mikrofonat e Sky Sport, ku u shpreh i lumtur që është pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

“Gjithmonë kam dëgjuar agjentin tim, por nuk e dija se me cilin ekip po fliste. Më pas shkova në Juve, vendi ku doja të shkoja dhe ku ndihem mirë. Po kënaqem me Allegrin, ne gjithmonë synojmë të fitojmë” – Tha ai. Braziliani u transferua në Torino për një shifër që shkon më shumë se 40 milionë euro.

6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: