Christian Pulisic ka përfunduar në radarët e një ekipi spanjoll. Sipas asaj që bën me dije shtypi britanik, mesfushori amerikan pëlqehet shumë nga Atletico Madrid.

Los Colchoneros janë të gatshëm të hyjnë në tratativa me Chelsean dhe mund të kemi një fund të lumtur. Mënyra e lojës së Pulisic përshtatet shumë me skemat e trajnerit Simeone, çka ka bërë që ky i fundit ta ketë preferencë të parë 23 vjeçarin.

Futbollisti luan prej 4 sezonesh në Stamford Bridge, sakaq në karrierën e tij ka luajtur për Dortmund.

 

Gttttt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: