Ukraina është duke vijuar me kundërofensivën e saj të suksesshme sidomos në lindje të vendit, ndërkohë që presidenti Vladimir Putin është duke u përballur me kërcënimet në rritje për grusht shteti në Rusi.

Pamjet e publikuara në fundmi në rrjet, tregojnë se krahas ushtarëve rusë të cilët nuk janë të motivuar të luftojë kundër një vendi tjetër dhe të marrin titullin pushtues, ka edhe nga ata të cilët solidarizohen me Kievin dhe dorëzohen.

Një pilot rus ka përplasur avionin e tij në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Kjo vjen pasi Ukraina thotë se rimarrë 20 vendbanime të tjera brenda një dite me banorët që kthehen në zonat dikur të pushtuara nga Rusia.

Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov duket se i injoroi ngjarjet e fundit duke deklaruar se operacioni special ushtarak vijon.

“Operacioni special ushtarak vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet që ishin vendosur fillimisht”, u shpreh Peskov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb