Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, për kultivim të lëndëve narkotike.

Autoritetet kanë zbuluar dy dhoma gjumi të mbushura me 41 bimë narkotike. Shqiptari përdorte lidhje të paligjshme elektrike.

I arrestuari është Hygert Geca, dhe është futur në Angli përmes kanalit anglez.

I riu shqiptar nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, dhe gjatë hetimeve nuk ka folur për autoritetet.

Ndërsa avokati i tij tha në gjykatë: “Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe rrethanat e tij ishin shumë të këqija. Ai ra pre e një bande kriminale që tha se do t’i jepnin një jetë më të mirë në perëndim dhe do t’i gjenin punë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: