Autoritetet në Brixner të Austrisë kanë arrestuar një 31-vjeçar nga Shqipëria pasi raportohet se ai ka sulmuar dhe plagosur ish-punëdhënësin e tij dhe se i ka rezistuar autoriteteve.

Emigranti i ri u shfaq i dehur tek ish-punëdhënësi i tij në një kompani ndërtimi në Brixner dhe dyshohet se për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme ai ka sulmuar ish-shefin e tij duke e goditur me grushta dhe shkelma.

Një patrullë e policisë u njoftua për veprimin e 31-vjeçarit, por ai ka rezistuar dhe ka kundërshtuar forcat e rendit.

Megjithatë i riu shqiptar u neutraliuza dhe u arrestua  nga autoritetet, ndërsa është dërguar në burgun e Bolzanos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: