Ylli televiziv, Kris Jenner ka zbuluar dëshirën e saj të fundit në një episod të ri të “The Kardashians”.

66-vjeçarja me siguri do t’u lërë fëmijëve të saj të famshëm një trashëgimi të konsiderueshme, por ajo ka një tjetër dëshirë të çuditshme.

Nëna e gjashtë fëmijëve zbuloi dëshirën e saj pas vdekjes në episodin e kësaj jave, duke thënë se dëshiron që hiri i mbetur nga ajo të bëhet gjerdan për fëmijët e saj.
Pasi Kris iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e kofshës gjatë episodit, vajza e saj Kim Kardashian u kërkoi mjekëve të mbanin pjesët e kockës që ishin hequr. “Kim i kërkoi doktorit t’i ruante kockat e mia në mënyrë që ajo të bënte bizhuteri prej tyre”, tha Kris në një telefonatë me vajzën tjetër, Kylie Jenner, shkruan PageSix.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb