Një burrë nga Maroku është shokuar kur ka parë pas dy vitesh në televizion live gruan e tij që kujtonte se kishte vdekur.

Gruaja e tij u shfaq në një program të njohur televiziv Al Mujtafun (Desaparecidos) që rilidh njerëzit me familjarët e tyre në rastet kur kanë humbur kontaktin.

Abragh Mohamed, kishte dy vite që kishte varrosur bashkëshorten e tij pas një aksidenti rrugor ku ajo kishte humbur jetën, por në momentin që e pa të gjallë në një emision live ai u shokua.

Ajo më pas i telefonoi të shoqit. “Nuk e di çfarë ka ndodhur, ndoshta varrosëm një trup tjetër”, tha Mohamed për mediat.

Tani po ngrihen pikëpyetje se çfarë ka ndodhur dhe përse asaj iu deshën dy vite për të vendosur kontakte me familjen. Një teori është se ajo mund të ketë humbur edhe kujtesën. Po ashtu burri ka deklaruar se para dy vitesh nuk e kishte parë trupin e gruas së tij, kur e kishte varrosur.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: