Botërori vazhdon të dhurojë magji, teksa sot u mësua se Australia, Franca, Argjentina dhe Polonia janë ekipet e tjera që  do marrin pjesë në 1/16 të Botërorit. Në Qatar 24 në News 24 për analizën e takimeve është trajneri i Kombëtares së të rinjve, Alban Bushi.

“E çuditshme sesi na ka mundur ne Polonia. Mjaft e çuditshme. Polonia tentoi të mbronte, për të mos pësuar goli ne 3-të. Për ne është mirë pasi e kemi në grup për ndeshjet e ardhshme. Nuk u mbështetet siç duhet Lewa.

Argjentina nuk i shfryrëzoi siç duhet rastet. Argjentinës nuk i ra morali pas golit të pësuar. Edhe trajneri Scaloni reagoi mirë, duke bërë ndërrimet e duhura. Di Maria ishte gjatë gjithë kohës në sulm. Edhe një lojtar mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.

Franca është ndryshe nga Argjentina. Është Argjentina dhe duhet t’i kesh frikën gjithmonë. Po luajnë shumë bukur. Nuk po e kuptoja nëse ishte sulmues apo mbrojtës i majtë. Trajneri Scaloni po bën mirë, mirë bëri edhe sot. Kundërshtari ishte në pritje gjithë kohës. Kjo është Argjentina e vërtetë” – tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: