Deputeti i PD Ervin Salianji, në emisionin “Kjo Javë në News24 foli për sulmin e paligjshëm në “Prestige Resort”. Gjatë bisedës në studio ai tha se duhet të ketë një reagim edhe nga ndërkombëtarët

“Nëse do të kishte gjykatë do ta kishte hedhur shortin dhe do të ishte shqyrtuar. Rama u jep urdhër zyrtarëve që janë të gjithë me precedentë të kaluar të shkeljes së ligjit. Ai i mban peng , ndaj i ka vendosur ata që janë të lidhur me krimin. Nëse nuk bëjnë atë që do Rama atëherë kërcënohen. Nëse do të kishte institucione do të ishte ndryshme. Është regjim i plotë nuk funksionin asnjë prej institucioneve, marrin vendime për interes të kryeministrit. Rama e përdor shtetin të gjitha institucionet për shkak se e shikon se thënia e të vërtetave kërcënon pushtetin e tij. Reagimi i opozitës duhet të jetë më i fortë. Duhet të ketë një ndërhyrje të të gjithë aktorit ndërkombëtar. Ndërkombëtarët duhet të reagojnë. Është një sulm që bëhet drejtpërdrejt ndaj medias, lirisë së fjalës. Çdo goditje që bëhet personalisht vëmendja merret personale. E kemi parë se në çdo aferë korruptive, në fund shkojnë para përgjegjësisë… E kemi thënë se askush që shkel ligjin nuk shpëton dot. Se do të jetë Rama edhe 6 muaj në pushtet apo një vit, do të vijë dita që nuk shpëton dot”, tha ai.

Përse nuk pritet vendimi i gjykatës?

Salianji:Ai ka leje, nëse do të ishte pa leje ka një akt që i jep të drejtë çdo njeriu, por sot po ndodh që ligji është i barabartë për të gjithë përveç pronarit të medias Hysenbelliu që nuk i shërben kryeministrit. Nëse do të ishte pa leje do të merrej masa, apo nëse do ishte ndërtim që do kishte zënë hapësirë publike,  ajo nuk është një godinë dhe po ta marrim nga fillimi deri në fund ka shumë godina pa leje. Por ai godet një investim që u jep mundësinë familjeve të punësohen , i jep taksa shtetit. Unë jam i bindur që në procedura të gjata gjyqësore, ka institucione që komandohet nga kryeministri, nuk ka institucione të tjera. Rama në mënyrë brutale u soll edhe më një media më të vogël. Ju mbani mend se si vinte tritole të përfaqësuesve të opozitës, por pasojat i paguajnë shqiptarët. Duket qartë që është ndërhyrje e paligjshme. Por kryeministri që shkonte aty? Apo ministrat e  bashkë me inspektoratet e tyre?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: