Humbja në Kupën e Italisë ndaj Torinos prishi humorin te Milani, me grupin që u takua mëngjesin e sotëm në Milanello për stërvitjen e zakonshme. Megjithatë, ka një lajm të mirë për Stefano Piolin që sheh dritën në fund të tunelit, pasi infiermieria dalëngadalë po boshatiset.

Trajneri i kuqezinjve ka gjetur në grup Simon Kjaer, por mbi të gjitha Divock Origin. Rikthimi i sulmuesit belg është thelbësor në rotacionet e trajnerit për repartin e sulmit, pasi u detyrua të përshtaste De Ketelaere, për t’i dhënë frymëmarrjen e duhur Giroud.

Sa i takon kampionatit, Milan renditet në vendin e 3-të me 37 pikë dhe synon mbrojtjen e titullit kampion. A do ja dalë dot apo jo, do e tregojë koha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: