Dani Alves ndodhet në burg prej ditësh, pasi akuzohet për përdhunim. Gruaja e brazilianit, modelja dhe biznesmenja Joana Sanz, ka kërkuar divorcin nga partneri aktual, siç ka bërë të ditur ‘El programa de Ana Rosa’. 30-vjeçarja e bëri këtë kërkesë përmes avokatëve të saj pasi ajo ka hequr dorë nga takimet kokë më kokë me të në burg.
Divorci tregon se marrëdhënia e tyre padyshim nuk po kalon një moment të qetë. Madje, së fundmi Sanz ka fshirë nga llogaria e saj në Instagram fotot e Dani Alves, një lëvizje e qartë. Gazetarja që ka raportuar lajmin në ‘El programa de Ana Rosa’ ka theksuar gjithashtu se Joan Sanz është penduar për deklaratat e para që ka bërë në favor të bashkëshortit të saj.
(BalkanWeb)