SHKUP- Pas përfundimit të seancës së fundit gjyqësore për rastin e “Lagjes së Trimave”, gjatë rrugës për në burg policia ka rrahur dhe keqtrajtuar të akuzuarit Bajram Elshanin dhe Sevdail Miftarin. Këtë e konfirmojnë avokatët dhe familjarët e të akuzuarve. Sipas tyre, më rëndë ka pësuar Bajram Elshani i cili ka marrë lëndime në qafë, kokë dhe dhëmbë të thyer, ndërsa Sevdail Miftari ka lënduar këmbën.

“Bajramin e kam pa në gjendje jo të mirë, kur e ka kthyer nga gjykata e kanë rrahur një dhëmb ja kanë thyer ka pasur shenjë në qafë në kokë e kanë harrur duke e dërguar në burg. Isha në vizitë e pyeta më tha çka me të treguar na kanë rrahur. Me maska kanë qenë të policisë special a ku ta dijë”, deklaroi për Alsat-M, Jetulla Elshani, babai i Bajramit.

Avokatët e kanë paraqitur rastin në fjalë, por përgjegjësi për keqtrjatimin e të akuzuarve e hedh tek ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit pasi që ata kanë mekanizma për të parandaluar keqtrajtimin e të akuzuarve.

“Bajrami i ka pasur dhëmbët e thyer ndërsa Sevdali Miftari tek këmba ka pasur lëndime. Kemi reaguar në çdo formë dhe presim që gjykatësja të reagojë ashtu siç premtoi. Mendoj se dobësia është tek ministria e drejtësisë dhe avokati popullit, pasi maltretimi bëhet në burgje nga ana e gardianëve dhe njësive speciale. Pra përgjegjësi kanë Ministria e drejtësi dhe Avokati popullit”, tha avokati Naser Raufi.

Edhe seanca e sotme gjyqësore për lagjen e trimave vazhdoi me dyer të mbyllura pasi dëshminë e tyre e kanë dhënë katër dëshmitarë të mbrojtur. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb