Modeles 21-vjeçare, ish konkurente në Miss Albania 2015 dhe aktualisht balerinë te “E Diela Shqiptare” në TV Klan, i vjedhin fotot intime përmes ndërhyrjes në celular dhe ia publikojnë në Instagram.
Modelja, Vangjeli Telo ka bërë denoncimin në policinë e Tiranës një ditë më parë se i kishin vjedhur fotografitë intime nga llogaria e saj online iCloud.
Policia, pasi ka marrë denoncimin e saj ka nisur edhe hetimin për të zbuluar personat që ndërhynë në sistem dhe i vodhën fotot intime.
(m.k/BalkanWeb)