DIBER – Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, pasi u kap në flagrancë teksa transportonte 10 m³ dru pa dokumentacionin e nevojshëm.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur shtetasi Ardit Xheta, 34 vjeç është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “roja e gjelbër”.
Tashmë 34-vjeçari pritet të përballet me drejtësinë për akuzën “Prerje e paligjshme e pyjeve”.
(er.nu/BalkanWeb)