TIRANE-Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit, socialistit Koco Kokëdhima, dhe kjo ka sjellë një reagim të ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. “9 Maj-Ditë fioresh!”, shkruan ai në rrjetin social, Facebook ndërsa si foto ilustruese sjell një portokall, duke lënë të kuptohet shprehjen frazeologjike, ‘Bota është portokall’.

Ish-numri një i Vlorës, Gjika pasi u denoncua për shpërdorim detyre dhe u ndoq penalisht, por pafajësia iu dha nga Gjykata e Apelit. Mes tij dhe Kokëdhimës ka pasur gjithmonë ‘xixa’, sidomos për anëtarësinë në Partinë Socialiste të Vlorës, ku Kokëdhima ishte caktuar dhe koordinator për Jugun.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb