Autoritetet gjyqësore të Iranit njoftuan ekzekutimin me varje të një agjenti izraelit të shërbimit inteligjent, Mossad. Ky është ekzekutimi i tretë i një personi të dënuar për spiunazh për Izraelin, në javët e fundit.
Ai ishte arrestuar në vitin 2023 me akuzën se ishte agjent i huaj, më konkretisht i shërbimit të inteligjencës së jashtme izraelite.
“Esmail Fekri, një agjent i Mossadit i cili u shpall fajtor për krimet e korrupsionit dhe moharebeh (që do të thotë luftë kundër Zotit), u var pas një procesi gjyqësor”, raportoi agjencia Mizan Online.
Autoritetet iraniane pretendonin se Fekri ishte në kontakt me dy agjentë të Mossadit dhe u kishte ofruar atyre informacione. Ai u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për spiunazh për Izraelin ndërsa jetonte në Iran.
Ekzekutimi i agjentit të Mossad vjen në një kohë kur konflikti mes 2 shteteve është përshkallëzuar dhe vijon lufta ajrore, tanimë në ditën e katërt.
(BalkanWeb)
