SHBA- Ira Keys, ishte vetëm 17 vjeç kur i ati e këshilloi të mblidhte sa më shumë para dhe Ira e dëgjoi këshillën e babait.
Sot Ira Keys është 85 vjeç dhe ka mbledhur 226 kilogramë monedha. Burri nga Slatoni i Teksasit ka vendosur t’i depozitojë paratë në një bankë dhe është paraqitur në bankë me shumë kova me monedha.
KCBN raporton se i gjithë stafi i bankës është mobilizuar për të numëruar paratë për afro dy orë e gjysmë. Në fund rezultoi se mundi i bërë për 65 vjet e ka “shpërblyer” 85-vjeçarin me 826 dollarë apo 709 euro
(a.h/BalkanWeb)