Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur pranë në pike karburanti në rrugën “ Butrinti”.
Mjeti tip nissan me targë AB590NA me drejtues shtetasin turk, Demor Tunahan, i ka prerë rrugën një motori që drejtohej nga Mario Selishta 29 vjeç, me origjinë nga Dibra, por prej vitesh në Itali.
Menjëherë, 29 vjeçari, që ndodhej me pushime në Ksamil, është transportuar në spitalin e Sarandës. Atje i është dhënë ndihma paraprake. Sipas bluzave të bardha të Sarandës, 29 vjeçari është i plagosur rëndë, pra ka politrauma. Për rrjedhojë do të niset me ambulancë në spitalin e traumës në Tiranë.
