Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit Artur Zheji.

Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj e cilësoi Zhejin si “gazetar kalibri” dhe “intelektual të spikatur” që ka dhënë shumë për median shqiptare që nga vitet ’90. “Lajm fort i hidhur. Do t’i mungojë shumë publikut”, u shpreh ai.

Postimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit! 🕊️

Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot.

Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.

Prehu në paqe mik i mirë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: