Deputeti ende në detyrë i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar sulmin e paprecedentë që ndodhi ndaj televizionit News24 pak javë më parë dhe rikthimin e shpejtë të këtij televizioni në transmetim.

Në një intervistë të dhënë për News24, Koçi theksoi se ndonëse sulmi ndaj medias ishte një ngjarje e papritur, ai beson se News24 do ta kapërcejë këtë moment të vështirë.

“Mendoj se News24 do e kapërcejë këtë moment, sepse është edhe një pronë e publikut për informimin dhe punën që kryen,” tha Koçi, duke shtuar se media, dhe sidomos ato si News24, nuk janë vetëm pronë e një individi apo disa individëve, por janë pronë e publikut të gjerë dhe e shoqërisë.

Ai gjithashtu shprehu besimin se News24 do të rikthehej me forcë në transmetim, duke pasur parasysh rëndësinë e saj në informimin e publikut shqiptar. “Unë e dija që do ta gjenit mënyrën për t’u rikthyer,” u shpreh Koçi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb