Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 foli për zjarret që “pushtuan” vendin gjatë verës.
Lala u shpreh se është në solidaritet të plotë me çdo hero, që ka luftuar me flakët. Ajo shtoi se qeveria shqiptare gënjeu, kur tha se do të ketë flotë helokopterësh, e ndërkohë që kjo nuk ndodhi asnjëherë.
Klodiana Lala: Zjarret janë një problem i madh sepse digjen pasuritë kombëtare ose të qytetarëve. Jam solidarizuar me çdo punonjës policie apo punonjës ambulance që është përballur me flakët. Ajo që dua të bërtas është se qeveria shqiptare ka gënjyer, sepse u tha se do ketë helikopterë, por në fakt punonjësit e policisë janë gjetur vetëm më kazma dhe lopata.
Një gjë që u premtua me të madhe nuk ishte askund. Gjithmonë na thonë se zjarre ka edhe në Itali e Spanjë. Është e vërtetë, por atje ka flotë, punonjësit e policisë kanë infastrukturë. Ku janë helikopterët, që na është premtuar që do blihen? Mos janë dhënë paratë e është abuzuar? Kjo duhet të shikohet nga organet kompetente.
(Balkanweb)
