FIER– Policia Kufitare e Rajonit të Vlorës ka mundur të shpëtojë një vajzë 18-vjeçare, e cila rrezikonte të mbytej në plazhin e Semanit. Vajza u vu re nga pushuesit aty pranë, të cilët njoftuan rojën bregdetare.
Falë ndërhyrjes në kohë të policisë kufitare, 18-vjeçarja arriti të shpëtojë.
Pas kësaj, vajza u dërgua në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
(el.sp/BalkanWeb)