Gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e qeverisë së re për mandatin e katërt në krye të vendit.
Rama u shpreh se detyrën e ministres së brendshme do ta kryejë një grua për herë të parë në historinë e Shqipërisë.
Ai konfirmoi emrin e Albana Koçiut për të drejtuar këtë ministri, ndërsa u shpreh se Ervin Hoxha që mbante detyrën deri më sot ka “mbajtur timonin drejt” në kohën që drejtoi këtë institucion.
