Gazetarja dhe moderatore e emisionit “Oponencë”, Anduena Llabani, në hyrje të emisionit këtë të mërkurë, deklaroi se një nga njerëzit më të afërt të zv/kryeministres Belinda Balluku, Ermal Nufi dha sot dorëheqjen duke u larguar nga detyrat e tij.
Kjo, sipas Llabanit është një akt moral, por vetë Balluku, nuk po jep dorëheqjen, ndonëse është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
“Një nga njerëzit më të besuar të Belinda Ballukut i cili ka gisht në emërimet e fundit të bëra nga ajo, Ermal Nufi, drejtor kabineti.
Kur opinioni publik është i fokusuar, presim që një nga ministret tona të japë dorëheqjen duke treguar një akt moral, apo kur pritet që Rama pritet të thërrasë Këshillin e Ministrave për të pushuar nga detyra këtë zyrtare të lartë, ne njihemi me pushime e shkarkime të nëpunësve dhe nuk shohim asnjë reagim nga Balluku”, tha gazetarja Llabani.
Anduena Llabani: Për fat të keq, nuk ka të bëjë me ngjyrën, por me realitetin që na erdhi dhe na mbuloi të gjithëve.
Në një ditë të vetme u mbyll një epokë me ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, njeriut dhe politikanit, i cili, me të gjitha të mirat dhe të këqijat e tij, i dha politikës shqiptare karakter. I dha debat, por mbi të gjitha, i dha vlerë fjalës.
Në të njëjtën ditë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi 7 orë në këmbë përpara Gjykatës Kushtetuese, në një maratonë të tillë, që duket se nuk do ta fitojë dot vetëm me bicikletë. Po ashtu, në të njëjtën ditë të premte, numri 2 i qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, u mor dhe njoftua zyrtarisht nga SPAKU si e pandehur, një ngjarje që ka sjellë një debat shumë të ashpër. Jo vetëm për faktin që numri 2 i qeverisë është bërë e pandehur për akuzën e “pabarazisë në tendera”, por dhe për faktin që, po atë ditë, u publikuan mesazhe SMS, të cilat shokuan opinionin publik.
Cdo të premte do ta kemi të zezë, pasi deri pak minuta më parë, një nga njerëzit më të besuar të Belinda Ballukut i cili ka gisht në emërimet e fundit të bëra nga ajo, Ermal Nufi, drejtor kabineti.
Kur opinioni publik është i fokusuar, presim që një nga ministret tona të japë dorëheqjen duke treguar një akt moral, apo kur pritet që Rama pritet të thërrasë Këshillin e Ministrave për të pushuar nga detyra këtë zyrtare të lartë, ne njihemi me pushime e shkarkime të nëpunësve dhe nuk shohim asnjë reagim nga Balluku.
