Detaje të reja nga atentati në afërsi të Rinasit. Një person është ekzekutuar në automjetin e qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

News24 dhe BalkanWeb mësojnë se ka humbur jetën nga atentati Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit. Ky i fundit është dënuar nga GJKKO me 15 vjet burg për gjobëvënie ndaj bizneseve.

I plagosuri ishte pasagjer në makinë dhe sipas burimeve është me mbiemër Muça. Gilmando Dani u lirua nga burgu në tetor të vitit të kaluar.

News24 dhe BalkanWeb sigurojnë edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Automjeti me të cilin po lëviznin Dani dhe i plagosuri rezulton në pronësi të Elvis Kosovës, i njohur edhe si “Visi i garave”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb