Zbulohet se kujt i përket makina ndaj të cilës u bë atentati, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se mjeti ishte në pronësi të Elvis Kosovës, i njohur si ‘Visi i garave’.
DINAMIKA
Viktimë dyshohet të jetë shoferi, ndërsa pasagjeri është plagosur.Një automjet është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje.
Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve ka shkuar në drejtim të Fushë-Krujës.
