Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Halil të Krujës.
Dyshohet se ajo është makina e autorëve të atentatit në Rinas, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Ndërsa i plagosur nga atentati mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri).
Viktima dhe i plagosuri ishin kthyer sot nga Barcelona. Ata ishin larguar drejt Spanjës 4 ditë më parë.
