Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç, i plagosur në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se 40-vjeçari 3 muajt e fundit ishte punonjës Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Kujtojmë se Shaljani drejtonte automjetin, ndërsa Gilmando Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit.

Ndërkohë kontrolle për kapjen e autorëve po zhvillohen në Tiranë, Krujë, Fushë Krujë dhe në malësinë e Krujës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb