Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar të dhëna të reja sa i përket atentatit ndaj Gilmando Danit.
Mësohet se makina ndaj të cilës u qëllua nga autorët nuk ishte e blinduar, por xhamat ishin veshur me qese të cilat nuk thyheshin.
Në timon ishte Muçi Sheqeri i cili së bashku me krahun e djathtë të Emiljano Shullazit ishin larguar nga Shqipëria në datën 7 nëntor dhe u kthyen sot.
Makina e përdorur prej tyre ishte parkuar në parkingun e aeroportit të Rinasit.
