Policia ka dhënë detaje sa i përket të shtënave me armë të regjistruara rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë.
Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
