Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin policor në zonat e Dobraçit. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se në Dobraç kontrollet kanë qenë tek pjesëtarë të fisit të Bajrave. Elvin Merlika ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Dokles, porosi e dhënë nga Ervis Martinaj. Ndërsa Fred Xhixha ishte personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.

Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë.

Merlika akuzohej për sigurimi i kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: